Basketboll

Fiton edhe Peja, kreu i tabelës vendoset në xhiron e fundit

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar përballjen e fundit nga xhiro e 27-të e Superligës së Kosovës duke e mposhtur Bashkimin.

Verdhezinjët triumfuan në ”Karagaç” me shifrat e përgjithshme 95-79.

Ndeshja nisi në mënyrë fantastike për vendasit që fituan thellë çerekun e parë (13-14) e Bashkimi e rikuperoi deri diku këtë minus duke e fituar çerekun e dytë (14-25), për të shkuar në pushim me rezultat 47-39.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e ngushtë sidomos në çerekun e tretë që u mbyll baraz (25-25), derisa dallimi kryesor u bë në periodën e fundit (23-15), ku Peja e siguroi fitoren.

Jalen Tate ishte pikëshënuesi më efikas te Peja sonte me 23 pikë dhe u ndihmua nga Arti Hajdari me 17 pikë e Devoe Joseph me 15 sosh.

Te Bashkimi u dalluan, Fisnik Rugova me 22 pikë e Dajuan Graf me 20 sosh.

Pas 27 xhirove, Peja renditet e dyta me 20 fitore e 7 humbje, derisa Bashkimi 11 fitore e 15 humbje si i pesti në tabelë dhe ka siguruar ”play off”-in.

Në xhiron e fundit, Peja i shkon Rahovecit e Bashkimi e pret Golden Eagle Yllin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.