Fitore e thellë e verdhezinjëve, për të mbyllur stinorin e rregullt

0

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka mbyllur me fitore të thellë, stinorin e rregullt të garave në basketbollin kosovar.

Verdhezinjët triumfuan në udhëtim te Rahoveci me shifrat e përgjithshme 68-103.

Ndeshja nuk kishte ndonjë historik interesant me mysafirët që dominuan krejtësisht rrjedhën e sfidës (14-18, 17-33, 20-33, 17-19), për të arritur në fund fitore të lehtë.

Individët më të dalluar te Peja sonte ishin, Larry Thomas me 16 pikë, Arti Hajdari e Alban Veseli me nga 15 pikë, Jalen Tate me 14 e Devoe Joseph me 12 pikë.

Te Rahoveci u dalluan, Gary Blackston me 18 pikë e Jack Pagenkopf me 16 sosh.

Pas 28 xhirove, Peja pritet ta mbyll stinorin e rregullt në pozitën e dytë me 21 fitore e 7 humbje, derisa Rahoveci bie edhe zyrtarisht nga Superliga pas 7 sezoneve të kaluara në elitë.

Peja kalon direkt në gjysmëfinale të ”play off”-it dhe takohet me fituesin e duelit, Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/