Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 530:  ANALIZA E ÇEREKFINALEVE DHE PARASHIKIMI I GJYSMËFINALEVE FANTASTIKE

Arbër Loxha (Kujtesa) dhe Lirim Peci (Artmotion) sonte në ASIST vijnë me një diskutim dhe analizë të detajuar të gjysmëfinaleve fenomenale që na presin këtë javë: Peja – Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina – Trepça

ANALIZA KOMPLETE E ÇEREKFINALEVE TË PLAY OFFIT TË PRINCE CAFFE SUPERLIGËS

ASISTI 530 sonte analizon në mënyrë të detajuar seritë çerekfinale Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi dhe Trepça – Bashkimi ku kampionët e dyfishtë aktual të Prince Caffe Superligës, Ylli dhe rivali i tyre në finalen e vjetme Trepça, aktualisht fituesja e Kupës së Kosovës janë kualifikuar tutje për të caktuar dy çifte fantastike gjysmëfinale me Pejën, respektivisht El Klasikon që mitrovicasit do ta luajnë kundër Sigal Prishtinës. Përmbledhja dhe analiza e katër ndeshjeve të zhvilluara javën e kaluar së bashku me blloqet speciale ku do të mësojmë cila ishte Pesëshja më e Mirë e Çerekfinaleve dhe kush ishte Lojtari më i Dobishëm apo MVP

“N’prag të gjysmëfinaleve” do të jetë pjesa qendrore e ASISTIT 530 me mysafirët special, ata që do t’i komentojnë ndeshjet e serive gjysmëfinale,  Arbër Loxhën nga Kujtesa  dhe Lirim Peci nga Artmotion.

  • Si i shohin këto gjysmëfinale Arbëri e Lirimi?
  • A do të ndryshojnë taktikat e tyre Beqiragiqi e Haddari?
  • Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e Pejës dhe Yllit?
  • Si i komentojnë “kritikat e ashpra” të Beqiragiqit drejtuar lojtarëve të vet pas serisë me Vëllaznimin?
  • Si i cilësojnë Arbëri dhe Lirimi parashikimet pesimiste të Beqiragiqit n’prag të serisë me Pejën?
  • Lidhur me El Klasikon në gjysmëfinalen e Play Offit, komentatorët parashikojnë se çfarë do të përgatisin nxënësi e mësuesi për njëri tjetrin kësaj here?
  • A do ta ndryshoj filozofin e lojës Engin Gençogl ndaj Ahmet Kandemirit në këtë seri pasi secili e fitoj nga një përballje ndaj rivalit?

Krejt në fund, Ulpiana Emra i vë në siklet dy kolegët e saj Arbërin dhe Lirimin duke i “detyruar: të parashikojnë se kush do të triumfoj në këto dy seritë:

  • sulmi atomik pejan apo mbrojtja granite e therandasve që vitin e kaluar iu solli titullin e dytë rresht?
  • eksperienca e Trepçës apo energjia e rinisë së Prishtinës ?

Këto dhe shumë më shumë në bisedën shumë interesante dhe simpatike me ata që do t’ju sjellin kënaqësitë dhe bukurit e basketbollit të gjysmëfinaleve të Prince Caffe Superligës sonte në ASISTIN 530.

 

FINALET E SUPERLIGËS SË KOSOVËS PËR FEMRA: BASHKIMI –PRISHTINA (2:2)

Superliga e Kosovës në Basketbolli për Femra tashmë ka hyrë në fazën e finales së finaleve dhe më vend për gabim nuk ka . Sonte analiza e dy ndeshjeve të fundit ku seria është plotësisht e barabartë dhe ajo skuadër që fiton duelin e pestë do të ngrit trofeun e kampioneve.

A do të fitojnë prizrenaset titullin e parë pas plot pesë viteve dhe të shtatin në histori të basketbollit të pavarur kosovar apo prishtinaset titullin e dymbëdhjetë?

Cila nga këto dy skuadra do të bëhet kampione e sivjetme dhe do ta sjell Kupën te vendi i Kupave?

 

PLAY OUT 2023: PONTE PRIZRENI RUAN STATUSIN E EKIPIT TË SUPERLIGËS   

ASISTI 530 gjithashtu sjell përmbledhjen e ndeshjeve të Play Offit mes Ponte Prizrenit dhe Borës që përcaktuan skuadrën e tetë e cila kompletoj tetëshen e elitës së basketbollit kosovar për edicionin e ardhshëm 2023/24 të Prince Caffe Superligës

 

SHQIPTARËT NË BOTË: KËTË JAVË I VETMI QË SHKËLEU KENANI KUNDËR KAMPIONËVE AKTUAL TË EUROLEAGUES

Shqiptarët në Botë në ASIST, blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, sjell përmbledhjen e shfaqjeve të lojtarëve tanë në arenën ndërkombëtare. Kenan Spahiu ishte i vetmi që pati javë të mirë psi me Karshijakën e tij mposhti kampionen aktuale të Euroleagues, Anadolu Efesin. Këto dhe shumë lajme tjera në vazhdim në kuadër të bllokut shumë unik dhe të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë

 

NBA NË ASIST: KOHA PËR PLAY IN DHE BETEJAT FINALE PËR KUALIFIKIM NË PLAY OFF

ASISTIN e po e vazhdojmë duke fluturuar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku ka përfunduar edicioni i rregullt i NBA dhe tashmë janë përcaktuar skuadrat që u kualifikuan direkt në Play Off dhe ato që do të kërkojnë vizën përmes Play Init

Faza e Play Init fillon menjëherë të martën apo sipas kohës tonë në Kosovë të mërkurën herët në mëngjes, me ndeshjet midis skuadrave që kanë zënë vendet 7 dhe 8 në të dyja konferencat.

Fituesit e këtyre dueleve në Lindje dhe Perëndim kualifikohen direkt në Play Off si skuadrat numër 7 kurse humbësit e këtyre përballjeve do ta kenë edhe një rast pasi do të luajnë kundër fituesve të përballjeve midis skuadrave të nënta dhe dhjeta të konferencave përkatëse

Ndeshjet e skuadrave nëntë dhe dhjetë do të zhvillohen të enjten herët në mëngjes me kohën tonë.

Përballjet vendimtare për biletën e 8 dhe të fundit për Play Offin e sivjetmë  do të luhen të shtunën herët në mëngejs me kohën tonë ndërmjet, si thamë humbësve të duelit mes skuadrave 7/8 dhe fituesve të çifteve 9/10.

Cilët janë skuadrat që janë kualifikuar direkt në Play Off?

Kush me kë takohet në Play In dhe çka e veçoi javën e kaluar në NBA ktë do ta shohim në vazhdim në kuadër të bllokut NBA në ASIST të përgatitur nga specialisti ynë:  Arbon Flugaj

 

AJKA NË FUND: TOP 10 AKSIONET NË ASIST

Në përmbyllje, ASISTI ju sjell TOP 10 aksionet e javës çerekfinale të Play Offit të Prince Cafe Superligës si dhe programin e transmetimeve të basketbollit në Artmotion dhe Klan Kosova.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.