Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Sonte nis seria gjysmëfinale mes Pejës e Yllit – AsistiOnline
Basketboll

Sonte nis seria gjysmëfinale mes Pejës e Yllit

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte nis seria gjysmëfinale e play off-it mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Dy skuadrat që viteve të fundit e kanë shtuar rivalitetin në parket, përballen në “Karagaç” për të kërkuar nisjen e serisë me fitore që do të ishte shumë e vlefshme.

Stinorin e rregullt, Peja e mbylli në vendin e dytë dhe për këtë arsyje e ka përparësinë e terenit vendas, derisa Ylli për të ardhur deri këtu e mposhti Vëllaznimin 2-0 në seri të fitoreve.

Ndeshjet gjysmëfinale tash luhen me sistem 1-1-1-1-1 (vajtje-ardhje) pra një në Pejë e një në Therandë dhe anasjelltas, derisa njëri ekip të arrijë tri fitore.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në KSport.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.