Basketboll

Ylli dhe Peja sonte përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës në play off-in e Superligës.

Në ndeshjen e parë, Peja mundi Golden Eagle Yllin 85:82. Kampionët do të mundohen të barazojnë rezultatin, pasi një fitore e pejanëve do të afronte drejt finales.

Në anën tjetër, pejanët kanë nëntë fitore radhazi nën drejtimin e Rami Hadar, duke mos pësuar asnjë humbje. Takimi në Therandë pritet të jetë mjaft interesante.

Ndeshja e sotme fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në KSport në të gjitha platformat televizive.

Pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, raportin final, por edhe të rejat para dhe pas ndeshjes, si zakonisht mund ti gjeni në sajtin e vetëm shqiptar dedikuar ekskluzivishr basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.