Basketboll

Peja sot luan gjysmëfinalen ndaj Beroes, kërkon finalen e Ligës Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, Peja sot zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të stinorit.

Verdhezinjët që kanë arritur në ”Final Four” të Ligës Ballkanike, luajnë në gjysmëfinale ndaj mikëpritësit të këtij turneu dy ditor, Beroes.

Kjo ndeshje zhvillohet nesër nga ora 18:15 me kohën tonë lokale, ndërsa nga ora 15:30 ndeshen Hapoel Beer Sheva/Dimona-KK Milenijum.

Ndeshja pritet të transmetohet direkt në njërën nga kanalet e Radio Televizionit të Kosovës.

Peja e ka mundur dy herë skuadrën bullgare dhe shpreson ta mposhtë për herë të tretë për të arritur në finale.

Ndeshja për vendin e tretë zhvillohet të dielën nga ora 16:00, kurse finalja nga ora 18:30.

Peja kishte përfunduar garat e rregullta në vendin e dytë me 22 pikë, apo dhjetë fitore e dy humbje, ndërsa lider ishte Hapoel me 11 fitore e një humbje, Beroe ishte e treta me gjashtë fitore e shtatë humbje, ndërsa Milenijum përfundoi në vendin e katërt.

Komentet janë të mbyllura.