Basketboll

Jalen Tate MVP i finales për titull kampioni në Kosovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan Jalen Tate, është përzgjedhur MVP i finales së Kosovës për titullin kampion.

Në finalen e madhe, Tate mbrëmë luajti 35 minuta dhe për kaq kohë realizoi 16 pikë, 8 kërcime e 6 asiste, duke qenë prej lojtarëve më të dalluar në ekip.

Fundori i huaj i skuadrës verdhezi, ka qenë pjesë e Pejës që nga fillimi i stinorit duke mbetur prej të paktëve lojtar besnik dhe kështu në fund së bashku e arritën cakun kryesor me klubin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.