Basketboll

(VIDEO LAJM – KOMPLET) ASISTI 536: KUPA TE VENDI I KUPAVE –PEJA KAMPIONE E KOSOVËS PAS NJË DEKADE

Mysafirë special Fatmir Gashi, kryetar dhe Arti Hajdari kapiten i KB Peja fituese e titullit të  kampionit të Kosovës në basketboll.

PËRFUNDIM SPEKTAKOLAR I EDICIONIT TË SIVJETMË ME FINALE FENOMENALE MIDIS TREPÇËS DHE PEJËS E CILA ME KOSH NË SEKONDËN E FUNDIT KTHEN TITULLIN NË KARAGAÇ PAS NJË DEKADE

ASISTI 536 sjell përmbledhjen e gjithë asaj që ndodhi në spektaklin e ndeshjes vendimtare fenomenale, të pestë finale ndërmjet Trepçës dhe Pejës e cila e fitoi epilogun vetëm pas vazhdimeve dhe atë në sekondën e fundit.

Ambiente fantastike dhe spektakël në të dyja palestrat, në Minatori ku të enjten e kaluar u tubuan mbi 4000 shikues dhe në Karagaç, ku tifozët pejan ishin tubuar për ta shikuar përmes ekranit gjigant, transmetimin e duelit vendimtar dhe kishin krijuar atmosferë fantastike basketbollistike.

Përmbledhja e detajuar dhe analiza komplete e ndeshjes, deklaratat dhe ceremonia e shpalljes së fituesit sonte në ASISTIN 536.

Pamjet nga festa e madhe dhe pritja e cila iu bë basketbollistëve të Pejës të cilët pas 10 viteve e kthyen titulln në Karagaç

KRYETARI FATMIR GASHI DHE KAPITENI ARTI HAJDARI RRËFEJNË EMOCIONET DHE PËRJETIMET NGA NJËRA PREJ FINALEVE MË TË BUKURA NË HISTORI TË BASKETBOLLIT TË PAVARUR KOSOVAR   

Finalja midis Trepçës dhe Pejës është vetëm e katërta në historinë 31 vjeçare të basketbollit të pavarur kosovar nga edicioni 1991/92.  Herën e parë u takuan para 30 viteve në finalen e edicionit 1992/93 dhe Trepça e fitoi finalen e parë kurse një vit më vonë, në edicionin 1993/94 këto dy skuadra përsëri u ndeshën në finale dhe kësaj here Peja ishte ajo që triumfoi duke u shpall kampione e vitit 1994. Herën e fundit që u ndeshën për titull këto dy skuadra ishte në edicionin e parë të pasluftës , 1999/2000 dhe asokohe pati triumfuar Trepça. Finalja e sivjetme midis Trepçës e Pejës është e para pas plot 23 vjetëve dhe ajo i takoi Pejës.

Sonte për të diskutuar për suksesin e sivjetmë të verdh e zinjve mysafirë në ASISTIN 536 janë dy ndër figurat kryesore: kryetari i KB Peja, Fatmir Gashi dhe kapiteni Arti Hajdari .

  • Si e përshkruajnë festën kryetari dhe kapiteni?
  • A kishte momente në ndeshjen e pestë finale kur kryetari dhe kapiteni i thanë vetës: “Uh, iku titulli?
  • Ekskluzivisht në ASIST, kryetari Fatmir Gashi zbulon prapaskenat e startit të suksesshëm me 10 fitore pa humbje pastaj krizën e madhe dhe vendimin për ndryshimet e mëdha që në fund sollën suksesin?
  • Si dhe kush vendosi për largimin e Purvisit, Umipigut dhe amerikanëve tjerë për t’i zëvendësuar me Josephin, Thomasin dhe Jeffersonin?
  • Kush vendosi t’i mbaj amerikanët Waldow dhe Tate?
  • Si erdhi deri tek ndarja midis Pejës dhe trajnerit turk Can Sevim?
  • Kush ja propozoi Pejës ish–trajnerin e Maccabi Tel Avivit dhe Euroleagues, Rami Haddarin?
  • Cili ishte dallimi i punës mes Sevimit dhe Haddarit?

KB Peja me angazhimin e Rami Haddarit jo vetëm se shkoi në finale të Ligës Ballkanike ku me shumë pak fat ka mundur të fitoi edhe titullin e kampionit por u mposht nga ish skuadra e Rami Hadarit, Hapoel Beer Sheva dhe përkundër problemeve të shumta sivjet u shpall kampione e Kosovës për herë të parë pas një dekade mirëpo mbi të gjitha, KB Peja me sjelljen e trajnerit Haddar në Kosovë basketbollit kosovar i solli edhe selektorin e ri i cili do ta udhëheq Përfaqësuesen tonë në kuadër të garave para-kualifikuese për Eurobasketin 2025 që zhvillohen në korrik dhe gusht, kundër Zvicrës dhe Danimarkës.  Në vazhdim, vetëm për ju ASISTI sjell intervistën ekskluzive me trajnerin Rami Haddar

LAJME EKSKLUZIVE NGA KRYETARI I KB PEJËS FATMIR GASHI…   

Në pjesën e fundit të bisedës, kryetari i KB Pejës Fatmir Gashi shpalos shumë lajme ekskluzive

  • Synimet dhe përgatitjet për edicionin e ri dhe sidomos kualifikimet për FIBA Champions League?
  • Përveç pjesëmarrjes në FIBA Europe Cup cila është gara tjetër të cilën e synon Peja dhe për herë të parë në ASIST e shpalos kryetari Fatmir Gashi?
  • Kush janë lojtarët e ri te Peja?

Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 536 ku kryetari dhe kapiteni i Pejës, Fatmir Gashi dhe Arti Hajdari shpalosin detaje të papara dhe padëgjuara deri tash !

 

NBA NË ASIST: SERITË FINALE TË KONFERENCAVE QË FILLUAN JAVËN E KALUAR SI DUKET DO TË PËRFUNDOJNË PARA KOHE ?

Nga Kosova shkojmë edhe në NBA ku tashmë seritë finale të Konferencave befasisht kanë hyrë në fazën e fundit. Miami kundër Bostonit dhe Denveri kundër Lakersave janë në avantazh të madh dhe një hap pranë finales së madhe të NBA.

Çka po ndodh me dy skuadrat më të trofeshme në histori të NBA, me Lakersat dhe Bostonin (nga 17 tituj)? – Gjitha këto i mësoni në kuadër të përmbledhjes speciale në bllokun NBA në ASIST.

 

AJKA NË FUND: RAMI HADDAR SELEKTOR I RI I KOSOVËS DHE TOP AKSIONET FENOMENALE NGA FINALJA VENDIMTARE DHE SPEKTAKOLARE NË ASIST

Krejt në fund vjen ajka e emisionit me lajmin mbi zyrtarizimin e Rami Haddarit selektor i Kosovës në basketboll për parakualifikimet e Eurobasketit 2025 dhe Top Aksionet nga finalja vendimtare fenomenale midis Trepçës dhe Pejës

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.