Basketboll

Bostoni fiton ndeshjen e katërt, merr pak shpresë rikthimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Bostoni e ka fituar ndeshjen e katërt të serisë finale në Konferencën Lindore të NBA-së.

Skuadra e Celtics triumfoi në Kaseya Center ndaj Miamit me rezultatin 99-116.

Ndeshja filloi më mirë për Miamin që fitoi çerekun e parë 29-23, derisa i dyti u luajt baraz (27-27) dhe Miami shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi të ngushtë.

Por në pjesën e dytë, mysafirët u mobilizuan për ti fituar dy periodat vendimtare (23-38, 20-28) të cilat i sollën fitoren e cila ngushton avantazhin e serisë finale.

Jayson Tatum me 33 pikë, 11 kërcime e 7 asiste, ishte lojtari kryesor i Bostonit në këtë fitore me shumë vlerë, gjersa u ndihmua edhe nga Jaylen Brown me 17 pikë.

Te Miami s’mjaftuan për fitore, Jimmy Butler me 29 pikë e Gabe Vincent me 17 sosh.

Me këtë fitore të Bostonit, seria finale me Miamin ngushtohet në 3-1 për këta të fundit, derisa skuadra që arrin katër fitore, kualifikohet në finalen e madhe të NBA-së.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.