Basketboll

Sonte në ASIST nga ora 19:00, shpaloset tregimi i Bashkimit e mysafir – Qëndrim Biraj

Mysafir special sonte në ASIST, kapiteni Qëndrim Biraj që tashmë ka marrë rolin e drejtorit sportiv dhe flet për edicionin në të cilin portokallinjtë hynë me shumë ambicie, por doli të jetë shumë i vështirë dhe përplotë me sfida.

Në vazhdën e rekapitullimit të njërit prej edicioneve më atraktive dhe më dramatike në histori të basketbollit të pavarur kosovar, ASISTI 539 sonte sjell tregimin e Bashkimit.

Pas përmbledhjes së edicionit 2022/23 të kampiones Pejës, nënkampiones Trepçës dhe dy skuadrave gjysmëfinaliste, Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, sonte e ka radhën skuadra e cila e mbylli edicionin si e pesta në renditjen tabelore të Prince Caffe Superligës, Bashkimi

Një herë kampionia e Kosovës në vitin 2018 dhe skuadra më e vjetër e basketbollit kosovar e themeluar në vitin 1946, edicionin e filloi me ambicie të mëdha duke u kthyer edhe në gara ndërkombëtare, ato të Ligës Ballkanike kur së fundmi kishte qenë nën kampione por stinori doli të jetë shumë i vështirë dhe me plot probleme.

Për gjitha këto sonte në ASISTIN 540 do të flasim me mysafirët e ftuar, Dr. Tyrhan Kosovën kryetarin e KB Bashkimit dhe kapitenin Qëndrim Biraj që tashmë e ka marr rolin e drejtorit sportiv të klubit.

Bashkimi në prag të edicionit 2022/23 u konsiderua si ekip pretendent për katër pozitat e para dhe njërin prej trofeve të basketbollit kosovar por gjërat nuk ecën ashtu si ishte planifikuar.

Në qershor 2022 Bashkimi ndryshoi kryesinë dhe hyri në edicion të ri me shumë ambicie duke transferuar emra kualitativ si Daniel Lekndreaj (erdhi me shumë bujë nga Peja) dhe Fisnik Rugova duke rikthyer Altin Morinën. Nga të huajt Bashkimi transferoi ish qendrën e Sigal Prishtinës, Fahro Alihoxhiqin dhe të huajt si Nixon, Keyser, Lacy e Fitzpatrick kurse në krye të skuadrës qëndroi trajneri Darko Raduloviq

Megjithatë në vjeshtë munguan rezultatet dhe ciklin e parë portokallinjtë prizrenas e mbyllen me vetëm 2 fitore dhe 5 humbje.

Pse ndodhi kjo dhe cilat ishin arsyet e startit të dobët?

Pas kësaj ndodhi ndryshimi i trajnerit Raduloviqit me lituanin Prakuraitis por këndellja ishte dhe rezultatet e dobëta vazhduan. Megjithatë, viti 2022 u mbyll me fitore befasuese dhe me rezultat të thellë ndaj Trepçës në Minatori e cila dha shpresë për një pranverë më të mirë

Vjeshta solli edhe rikthimin në garat ndërkombëtare gjegjësisht Ligën Ballkanike ku së fundmi para pesë edicioneve Bashkimi ishte shpallur nënkampion por as këtu gjërat nuk shkuan sipas planit.

Gjitha këto do t’i shohim në video përmbledhjen Vjeshta 2022 e Bashkimit të cilën do ta bisedojmë me mysafirët në studio.

Pas përmbylljes së vitit 20222 me fitore të madhe, stinori pranveror filloi mirë.

Në janar dhe fillim të shkurtit Bashkimi i renditi 4 fitore rresht deri te Kupa e Kosovës ku u eliminua nga Prishtina në çerekfinale dhe pas Kupës përsëri hyri në krizë.

Në 6 ndeshjet e fundit portokallinjtë mposhtën vetëm rivalët lokal të Pontes me 5 Mars dhe në vazhdim pësuan 5 fitore rresht. Çka ndodhi dhe pse kjo rënie e sërishme në formë?

Një shkëndijë shprese për prizrenasit erdhi edhe në Ballkan Ligë pasi që brenda 24 orëve Bashkimi mposhti Beoren dhe Levskin në Bullgari duke i rritur shpresat për kualifikim në Final Four të Delasport Balkan League por gjërat përsëri u komplikuan.

Pse u u diskualifikua Bashkimi nga garat e Ligës Ballkanike?

Përfundimi i edicionit i solli telashe të reja Bashkimit sepse nga skuadra u largua arma kryesore Curtis Jones. Përse u largua Jones?

Në këtë situatë shumë të vështirë për klubin, kapiteni Qëndrim Biraj u desh që parketin ta zëvendësoi me rol të ri, atë të drejtorit sportiv të klubit. Çka ndodhi dhe pse u desh ta zëvendsoi parketin me pozirtë menagjeriale ikona e klubit prizrenas?

Pas përfundimit të stinorit pati akuza nga ish NBA lojtari Samardo Samuels se klubi i ka mbetur borxh.

A e ka kryer obligimin ndaj tij KB Bashkimi dhe a ka borxhe të tjera?

Si thonë, pas shiut vjen dielli dhe skuadra më e vjetër e basketbollit kosovar i ka hyrë ristrukturimit dhe përgatitjeve për edicionin e ri me shumë kujdes.

Si po përgatitet klubi për një edicion që po premton të jetë dhe më atraktiv dhe garues se ky që e lamë pas?

Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 540 me shumë lajme ekskluzive lidhur me KB Bashkimin  dhe gjithë atë që ka ndodhur në basketbollin kosovar gjatë edicionit të kaluar, sonte

në termin më ndryshe se zakonisht për shkak të ndeshjes së Kosovës ndaj Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Sonte ASISTI 540 fillon nga ora 19:00 në Sport 1 në Artmotion kurse në Klan Kosova në terminin tradicional, 30 minuta pas mesnate ku me ju janë sërish Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra.

 

Komentet janë të mbyllura.