Danimarka publikon listën, ftohet edhe ylli i tyre që luan në Euroligë
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe Kombëtarja e Danimarkës e ka publikuar listën e lojtarëve me të cilët do të përballet ndaj Kosovës në parakualifikimet e Eurobasket 2025.
Ekipi danez që ka në përbërje edhe lojtar të rangut të Euroligës, sikurse Iffe Lundberg i cili në sezonin që sapo lamë pas luajti me Virtus Bolonjën, ka karrierë edhe në NBA me Phoenix Suns, derisa është paraqitur edhe me njërën prej prej ekipeve më të suksesshme në Euroligë, CSKA Moskën.
”Iffe i ka të dyja nivelet e lojës dhe është një avantazh për ekipin në lidhje me aftësinë e tij për t’u përshtatur. Me Iffe kemi një lojtar që do t’u japë hapësirë dhe lojtarëve të tjerë, gjë që mund të rrisë indirekt nivelin e tyre nëse jemi në gjendje ta përdorim atë në mënyrë korrekte”, tha selektori i ri i danezëve, Allan Foss.
Kombëtarja daneze përbëhet nga një grup i lojtarëve miks me kombinim të lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinj, derisa shumica prej tyre luajnë jashtë Danimarkës.
Një pjesë e këtyre lojtarëve luajnë në ligën e dytë të Spanjë, disa në Islandë, disa në Gjermani, Kanada dhe katër prej tyre në elitën daneze.
Lista me ekipet përkatëse:
Iffe Lundberg (Virtus Bolonja) – Itali
Mads Bonde (Almansa) Spanjë
David Knudsen (Albacete) Spanjë
David Kristensen (Navarra) Spanjë
Syvester Berg (Aliante) Spanjë
Dane Erikstrup (Washington University) – USA NCAA1
Bakary Dibba (Tuebingen) Gjermani
Darko Jukic (Bakken Bears) Danimarkë
Bakir Serdarevic (Copenhagen) Danimarkë
Jonathan Klussman (Randers) Danimarkë
Jonas Zohore (Siauliai) Danimarkë
Daniel Mortensen (Haukar) Islandë
Adama Darboe (Stjarnan) Islandë
Sebastian Aris (Saskatchewan Rattlers) – Kanada
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.