Basketboll

Kosova U20 sot zhvillon ndeshjen e fundit në grup

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U20 te meshkujt po paraqitet në Kampionatin Evropian – Divizioni B i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në ditën e sotme, djelmoshat tanë do të takohen me Ukrainën me fillim nga ora 13:30.

Deri tani, Kosova ka bilanc prej 2 humbjesh e 1 fitore.

Pas kësaj ndeshje, Kosova mbyll fazën e grupeve dhe pastaj luan për rangim final.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.