Basketboll

Edhe Danimarka e mposht Zvicrën, Lundberg më i dalluari

Prishtinë(AsistiOnline) – Minuta më parë ka përfunduar edhe dueli i dytë i grupit H, parakualifikues për Eurobasket 2025, ku bën pjesë edhe Kosova.

Danimarka e ka mposhtur Zvicrën në udhëtim me rezultat final 46-60, raporton AsistiOnline.com

Ekipi danez e kontrolloi ndeshjen nga fillimi e deri në fund, për të fituar me meritë.

Ashtu edhe siç ishte pritur, super-ylli i ekipit që luan me Virtus Bolonjën në Euroligë, Iffe Lundberg ishte më i dalluari te Danimarka me 14 pikë, 8 kërcime, 4 vjedhje topash, 3 asiste dhe shfaqi lojë shumë ekipore.

Te Zvicra asnjë lojtar nuk realizoi pikë dyshifrore.

Të kujtojmë se të mërkurën, Kosova luan pikërisht ndaj Danimarkës në Naestved si mysafire, në një sfidë e cila mund të jetë vendimtare në këtë grup.

Deri tani, Kosova e Danimarka kanë nga 1 fitore, gjersa Zvicra ka 2 humbje nga 2 ndeshjet. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.