Basketboll

Danimarka pritet të paraqitet me këtë roster ndaj Kosovës (Detaje të rëndësishme)

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër zhvillohet ndeshja e tretë e grupit H e vlefshme për parakualifikimet e Eurobasket 2025.

Në këtë grup bën pjesë, Zvicra dhe dy rivalët e nesërm, Danimarka – Kosova.

Zvicra është takuar me të dyja ekipet nga njëherë dhe ka pësuar dy humbje, derisa dy ekipet tjera kanë bilanc pozitiv dhe nesër njëra nga to do të njoftohet me disfatën.

Danimarka të shtunën ndaj Zvicrës është paraqitur me një roster me të cilin pritet të luajë edhe ndaj Kosovës, shkruan AsistiOnline.com

Ashtu siç ishte pritur ndaj Zvicrës u dallua, ylli i ekipit që luan në Euroligë, Iffe Lundberg i cili realizoi 14 pikë, 8 kërcime, 4 vjedhje topash e 3 asiste dhe kishte indeks prej +16.

Lojtari i dytë më i dalluar ishte, Bakary Dibba i cili sivjet u inkuadrua me Tübingenin në Bundesligën gjermane dhe ndaj Zvicrës luajti me 8 pikë, 10 kërcime, 2 asiste e indeks mesatar prej +17.

David Kristensen anëtar i Benicarlos në ligën e tretë të Spanjës, ishte lojtari i tretë më efikas te danenzët në këtë përballje me 9 pikë, 3 kërcime, 2 vjedhje topash, 1 asist e indeks mesatar prej +13.

Derisa, Darko Jukic që paraqitet me Bakken Bears në elitën daneze, luajti me 8 pikë, 6 kërcime, 2 asiste, 1 vjedhje topi dhe indeks mesatar prej +10.

Lojtari që ishte pritur më shumë nga ai në këtë duel, Jonas Zohore që sivjet u paraqit me Siauliain në Lituani, nuk tregoi atë që duhej ndaj Zvicrës, duke realizuar vetëm 7 pikë, 5 kërcime, 3 asiste e 1 vjedhje topi.

Te Danimarka edhe ndaj Kosovës do të mungojnë dy lojtarë të pesëshes startuese: Asbnjoern Midtgaard i cili sivjet ishte lojtar i Edon Maxhunit në Crailsheim Merlins dhe Kevin Larsen (Estudiantes – Spanjë).

Fat i madh për Kosovën do të jetë edhe mos grumbullimi me ekipin i super-yllit evropian Shavon Shields i cili luan me gjigantin italian, Olimpia Milano. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.