Basketboll

Basketbollistët e Kosovës po i vazhdojnë stërvitjet në Prizren, para duelit vendimtar me Danimarkën

Pas fitores ndaj Zvicrës, basketbollistët e Kosovës sonte (ora 18:00) vazhdojnë stërvitjet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Përgatitjet në Prizren do të vazhdojnë deri më 5 gusht, kur do të përballen me Danimarkën.

Kjo është sfida e fundit në Rrethin e Tretë Parakualifikues, ku do të mësohet se kush do të depërtojë më tutje.

Ndeshja me Danimarkën cilësohet si finale, ndërsa FBK ka ftuar gjithë adhuruesit e basketbollit të përkrahin lojtarët e Kosovës, pasi është një nga takimet më të rëndësishme në vitet e fundit. Përballja zhvillohet nga ora 20:45 më 5 gusht.

Momentalisht, Danimarka ka tri fitore, Kosova dy fitore e një humbje dhe Zvicra tri humbje. Danimarka dhe Zvicra do të ndeshen më 2 gusht. Nëse danezët fitojnë këtë sfidë, ku janë favoritë, atëherë Dardanët duhet të mposhtin Danimarkën me tetë pikë dallim.

Kosova mundi dy herë Zvicrën, 76:49 dhe 72:76, ndërsa pësoi nga Danimarka 82:75.

Komentet janë të mbyllura.