Basketboll

Kosova 3×3: Dita e fundit nis me humbje të ngushta

Prishtinë(AsistiOnline) – Po zhvillohet edhe dita e tretë dhe e fundit e ndeshjeve në turneun e FIBA 3×3 për U23 në Szolnoki të Hungarisë, ku po merr pjesë edhe Kosova.

Dita e fundit ka nisur me humbje të ngushta për ekipet tona përfaqësuese, ku femrat u mposhtën nga Holanda 22-15.

Derisa, meshkujt pësuan në momentet e fundit nga Gjermania 21-20.

Për ta mbyllur këtë turne, Kosova në të dyja konkurrencat sonte i zhvillon edhe dy ndeshjet e fundit, femrat ndaj Greqisë e meshkujt ndaj Turqisë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.