Kosova U20 te femrat e mbylli Evropianin e Divizionit B pa asnjë fitore

Kosova U20 te femrat dje pësoi humbje nga Austria me rezultat 50:83 dhe mbylli Kampionatin Evropian të Divizionit B i cili u mbajt në Craiova të Rumanisë.

Periudha e parë e ndeshjes ndaj Austrisë ishte e barabartë, por dallimi i madh dhe vendimtar në çerekun e dytë. Përkundër se Kosova ishte më e mirë në periodën e tretë, nuk arriti rikthimin e madh dhe pësoi 50:83.

Te Kosova ndaj Austrisë, Enisa Kamerolli shënoi 16 pikë, ndërsa 12 shtoi Anilë Selmani.

Nga 17 shtete pjesëmarrëse, Kosova u rendit e fundit në këtë Evropian, por që do të mbetet në këtë Divizion, për faktin se rang më të ulët të FIBA-s, për këtë grupmoshë nuk ka.

Të fundit:

Të ngjajshme: