Basketboll

Isaiah Ross përforcimi i radhës i huaj te Trepça (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka prezantuar sot edhe transferin e radhës të huaj.

Mitrovicasit kanë njoftuar se kanë nënshkruajtur me amerikanin Isaiah Ross.

Lojtari në fjalë është i gjatë 193 centimetra dhe luan në pozitën e shuterit (3).

Ross pritet të vije te Trepça, pas performancës së shkurtër në elitën e Francës atje ku luajti në 3 ndeshje me 2.7 pikë, 1.3 topa të vjedhur, 0.3 kërcime e 0.3 asiste për ndeshje.

Para elitës franceze, Ross në sezonin 2022/23 ka luajtur edhe në elitën zvicrane me ekipin e Lugano Tigers me mesatare prej 23 pikë, 4.3 kërcime dhe 3.3 asistime për ndeshje në 25 ndeshje.

Amerikani në fjalë ka përvojë edhe në NBA G-League me ekipet si Santa Cruz Warriors e Lakeland Magic ku ka pasur mesatare të përafërt prej 5 pikëve për ndeshje.

Sa i përket kolegjit, Ross është produkt i Iona College në NCAA1. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.