Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Bashkimi transferon fundorin amerikan nga liga e dytë gjermane – AsistiOnline
Basketboll
Randolph-Macon basketball player Buzz Anthony (right)

Bashkimi transferon fundorin amerikan nga liga e dytë gjermane

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka prezantuar sot transferin e dytë të huaj.

Prizrenasit kanë nënshkruar me lojtarin amerikan, Buzz Anthony.

Lojtari në fjalë është i gjatë 180 centimetra dhe luan në pozitën e fundorit, derisa Bashkimi për të do të jetë eksperienca e dytë evropiane, pas Paderbonit në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Me Paderbornin në ligën gjermane, Anthony kishte gjithsejt 32 ndeshje dhe ka pasur një mesatare prej 14.2 pikë, 3.3 kërcime si dhe 7.3 asistime për ndeshje.

Në SHBA, 23 vjeçari ishte paraqitur me kolegjin nga NCAA3 ”Randolph-Macon College” pë 3 sezone rresht dhe kishte luajtur me statistika konstante prej 17 pikëve në të tria edicionet.

Bashkimi ditë më parë i ka prezantuar edhe disa transfere tjera vendore dhe një të huaj tjetër, Jeremy Harris. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.