Basketboll

Ekskluzive: Prishtina përforcohet me alo-qendër që performoi perfekt në Itali

Prishtinë(AsistiOnline) – Pak para startit të edicionit të ri në basketbollit kosovar, Sigal Prishtina duket se e ka kompletuar përfundimisht rosterin.

AsistiOnline.com ka mësuar se bardhekaltërit kanë shtuar në rradhët e veta alo-qendrën amerikane, Steven Davis.

Lojtari në fjalë është i gjatë 203 centimetra dhe në edicionin e fundit është paraqitur për ekipin nga Seria A2 e Italisë, ”Trapani” tek të cilët në 9 ndeshje performoi me 12.4 pikë e 7.6 kërcime për ndeshje.

Në Itali, Davis ka luajtur edhe Fortitudo Bolonjën e Palacanestro Biellën, derisa ka luajtur edhe në Gjermani me Nurnberg Falcons, në Suedi me Lulean, në Sllovaki me Levicen dhe në Hungari me Kormendin dhe në të gjitha ekipet ka luajtur me mesatare të pikëve dyshifrore.

Me këtë lojtar, Prishtina pritet ta kompletojë rosterin para ndeshjeve të Superkupës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.