Basketboll

Drejtuesit e Prishtinës tregojnë arsyjet pse klubi ndërpreu bashkëpunimin me Devoe Joseph

Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtuesit e Sigal Prishtins e kan konfirmuar ndarjen me Devoe Josephin në një prgjigjje zyrtare per AsistiOnline.com

Aty thuhet se Joseph është larguar, por kjo s’ka të bëjë me klubin e Prishtines, por me mospajtimet e lojtarit se si po rrjedhin gjërat në Kosovë.

”Po me Josephin kemi ndarë rrugët, por kjo s’ka të bëjë me ne si klub. Ka mospajtime me tjera gjëra. Konkretisht, rreth basketbollit kosovar, mënyrës se si organizohen gjërat, organizimi i fundit (Superkupa), problemet, mos-mbrojtja e lojtarëve nga dukuritë negative e gjëra të tjera”, thuhet n njoftimin e tyre.

AsistiOnline.com pak minuta më parë raportoi për largimin e Joseph dhe tashmë Prishtina duket se do të kërkojë përforcim tjetër për ta mbuluar boshllëkun e tij. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.