Basketboll

Ekskluzive: Isaiah Manderson transferi i ri i Trepçës?

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Trepçës duket se nuk e ka mbyllur ende çështjes e përforcimit të skuadrës.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, ‘xehtarët’ kanë arritur marrëveshje me ish-lojtarin e Rahovecit Isaiah Manderson.

Lojtari në fjalë luan në pozitën 5 dhe është i gjatë 208 centimetra.

Gjatë verës Manderson është paraqitur me skuadrën nga Puerto Rico ”Carolina” në 21 ndeshje me 3.3 pikë e 1.9 kërcime për ndeshje.

Derisa në edicionin e kaluar, Manderson kishte luajtur në Superligën e Kosovës te Rahoveci në 10 ndeshje me mesatare prej 13 pikëve e 8 kërcime për ndeshje.

Në të kaluarën, Manderson ka luajtur edhe në Qipro e Finlandë.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Manderson veçse gjendet në Mitrovicë dhe ka siguruar edhe një fotografi të tij në njërën nga lokalet atje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.