Basketboll

Peja në stil kampioni e fillon me fitore stinorin e ri

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka nisur me fitore të thellë edicionin e ri në basketbollin kosovar.

Skuadra verdhezi triumfoi ndaj Vëllaznimit me rezultatin 82-62.

Gjakovarët e nisën më mirë ndeshjen duke e fituar periodën e parë (17-22), derisa e dyta i takoi ekipit të Pejës (23-17), për të shkuar në pushim me vetëm 1 pikë diferencë 40-39.

Dallimi kryesor u bë në çerekun e tretë të cilin Peja e fitoi (29-16), derisa edhe periudha e fundit dhe vendimtare ju takoi pejanëve (13-7) që me meritë siguruan fitoren.

I gjithë ekipi i Pejës u paraqit sonte në lojë e më të dalluarit ishin, Tervell Beck me 20 pikë, Justin Davis me 12, Jay Chandler e Arian Qallaku me nga 11 dhe Lis Shoshi që shtoi 10 sosh.

Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Jalen Ray me 19 pikë, Jordan Dallas me 15 dhe Sam Sessoms që shtoi 10 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Peja i shkon Prizrenit e Vëllaznimi përsëri si mysafir, ndaj Bashkimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.