Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Në vikend vazhdon Superliga me xhiron e tretë, super-derbi shtyhet për enjten – AsistiOnline
Basketboll

Në vikend vazhdon Superliga me xhiron e tretë, super-derbi shtyhet për enjten

Java e tretë në Prince Caffe Superligë pritet të dhurojë sfida shumë interesante.

Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Trepcës, por kjo sfidë do të zhvillohet të enjten me pajtimin e dy klubeve. Ky është një ballafaqim mes kampiones dhe fitueses së Kupës dhe Superkupës së Kosovës, si dhe dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Po ashtu të dy skuadrat e kanë nisur kampionatin shumë mirë me nga dy fitore në dy ndeshje.

Takimi hapës i kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit, ku dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pasi e nisën me dy humbje.

Sfidë shumë me interes është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.

Të dielën do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin. Për istogasit kjo është hera e parë që luajnë në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.

Java 3-Prince Caffe Superliga

E shtunë

19:00 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

19:00 Istogu – Bashkimi

E enjte

18:00 Peja – Trepça

Komentet janë të mbyllura.