Basketboll

Edon Maxhuni shkëlqen në debutim tek Le Portel dhe i siguron fitoren ekipit

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kosovar, Edon Maxhuni ka debutuar sot me ekipin e ri në elitën franceze dhe atë në mënyrë të shkëlqyer.

Maxhuni ka pasur paraqitje fantastike që në start, duke qenë lojtari kryesor në fitoren e Le Portel ndaj njërës prej ekipeve më të forta sivjet në Francë, Paris.

Le Portel fitoi në udhëtim tek Parisi me përmbysje dhe rezultat final 86-90.

Në 29 minuta lojë, Edoni ishte fantastik duke realizuar hiç më pak se 19 pikë, prej tyre 4 treshe nga 4 tentime, derisa shtoi edhe 6 asiste, 2 kërcime e 1 vjedhje topi.

Vlen të ceket se Edoni ishte vendimtar në momentet më kritike për Le Portel, sikurse te përmbysja e rezultatit ashtu edhe në fund kur e vendosi fitoren me pikët e fundit.

Ishte kjo fitorja e dytë rresht e Le Portel në elitën franceze, pas triumfit ndaj Roanne.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.