Basketboll

Sot zhvillohet ndeshja kryesore e Superligës së Kosovës te Femrat

Sot do të nis të luhet xhiro e tretë e Superligës së Kosovës te Femrat.

Peja 03- Bashkimi është ndeshja kryesore e kësaj xhiro. Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën Sportive ”Karagaç” sonte më fillimin nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Sport2.

Të shtunën Prishtina është nikoqire e Penzës. Ndeshja do të luhet nga ora 18:00. Xhiro e tretë  mbyllet me ndeshjes e së dielës mes United Basketball dhe Trepçës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 14:45.

Pas dy xhirove paraprake, Bashkimi gjendet në pozitën e parë me dy fitore njëjta sa Prishtina në vendin e dytë. Me nga një fitore janë Penza, Peja 03 dhe Trepça. Ndërsa Unted Basketball ende nuk ka arritur fitore këtë edicion.

Komentet janë të mbyllura.