Ish ndihmësi i Gençoglut te Trepça, po punon me Kandemirin te Manisa në Turqi
Prishtinë(AsistiOnline) – Në edicionin e kaluar në basketbollin kosovar punuan shumë trajnerë nga Turqia.
I tillë ishte edhe rasti i Engin Gençoglut dhe Ahmet Kandemirit që drejtuan Trepçën dhe Prishtinën.
Tashmë që të dy trajnerët po punojnë në Turqi me Kandemirin që ka marrë drejtimin e skuadrës së Manisës, e për rastësi ai ka angazhuar si ndihmës të tij, ish asistentin e Engin Gençoglut tek Trepça, Yagiz Sertoglu.
Foto më lartë është realizuar sonte, ky Manisa po përballet me Porton në xhiron e fundit të fazës grupore në kompeticionin evropian, FIBA Europe Cup.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.