Basketboll

E neveritshme: Abazoviq në ndeshje basketbolli në Beograd, bën tifo të zjarrtë për fitoren e Partizanit

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vazhdon pa fije turpi që të jetë i pranishëm në shtetin e armikut të përbetuar përjetë të shqiptarëve, Serbisë.

Abazoviq që është me prejardhje shqiptar? i Malit të Zi, sonte ka qenë prezent në ”Stark Arena” të Beogradit, për të përcjellë duelin e basketbollit mes Partizanit dhe Panathinaikosit, derisa pa fije turpi shihej nga kamerat duke bërë tifo me të madhe për ekipin serb.

Me të vërtetë pamje të tilla të bëjnë të mendosh se a ka shqiptar në botë që do të mund ti gëzohej fitores së një ekipi serb, madje në mes të Beogradit pranë mijëra tifozëve serbë që shumë shpesh thërrasin kore kundër shqiptarëve.

Klubi i Partizanit sonte Abazoviqit i kishte përgatitur edhe vend special, fare pranë skuadrës dhe shtabit teknik e ai nuk hezitonte që shpesh herë të ngritet në këmbë dhe të kërkojë mbrojtje të fortë nga ekipi serb.

Në fund, dëshira e Abazoviqit plotësua pasi Partizani e mposhti Panathinaikosin pas vazhdimeve 92-87. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.