Basketboll

Sonte ASISTI me mysafir super-special, përgjigjet ‘pa doreza’ Arben Fetahu

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 559 me mysafirë special dhe pas një kohe të gjatë, biseda me kryetarin e FBVK-së, Arben Fetahun

Biseda pa dorëza , lidhur me të mirat por edhe problemet e basketbollit kosovar.

Çka shkoi mirë e çka jo gjatë vitit 2023.

Çka thotë për huliganizmin dhe betejën ndaj kësaj dukurie?

Çka ka ndodhur me rastin e referëve grek gjatë Play Offit?

A janë qartësuar nenet e Propozicioneve të Garave dhe Rregulloret që krijuan shumë debate në pranverë lidhur me statusin e lojtarëve shqiptare me nënshtetësi të huaj si vendor dhe përparësinë e fushës vendase në Play Off?

Çka po ndodh me Ligën Unike?

Sukseset e Përfaqësueseve të Kosovës?  

Viti 2024 , vit me shumë aktivitete dhe risi?

Pse FBK po investon shumë në 3×3? Cilat janë risit dhe çka tha kryetari Fetahu deri tash të pa thëna lidhur me 3×3 ?

Përgjigjet ekskluzive lidhur me rastin që trazoi opinionin kosovar dhe deklaratat e ish elektorit Christos Marmarinos?

Këto dhe shumë diskutime tjera ekskluzive në intervistën interesante me Arben Fetahun, njeriu e parë të basketbollit kosovar dhe anëtarin e Bordit të FIBA Evropës.

Natyrisht edhe sonte vjen analiza e xhiros 12 e elitës së basketbollit kosovar me ndeshjet tjera Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi, Bashkimi – Sigal Prishtina, Trepça – Proton Cable Prizreni dhe Istogu – Peja së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST

ASISTI 559 sjell edhe basketbollin femëror, Ligën Ballkanike ku paraqitet Prishtina dhe si çdo të hënë bllokun shumë të dashur dhe special Shqiptarët në Botë.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 559 nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.