Basketboll

Malvina Haziri – Shpresa e vitit tek vajzat për vitin 2023

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-basketbollistja e talentuar, Malvina Haziri është shpallur shpresa e vitit 2023 tek vajzat.

Këtë çmim, Malvina e ka pranuar sonte nga Federata e Basketbollit të Kosovës në ceremoninë e laureatëve të vitit.

Malvina edhe pse vetëm 14 vjeçare, sivjet po shkëlqen me paraqitje tek skuadra seniore e Prishtinës, derisa gjatë verës është paraqitur me Kosovën u16 Në Kampionat Evropian. /AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.