E zyrtarizon klubi: Edon Maxhuni tek Le Portel deri në fund të stinorit
Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni do të mbetet në Superligën e Francës së paku deri në fund të stinorit.
Kështu ka njoftuar para pak minutash skuadra e Le Portel nëpërmjet një njoftimi me shumë pozitivitet.
”Edoni qëndron PORTELOIS! ? ESSM ka kënaqësinë të njoftojë zgjerimin e bashkëpunimit me Edonin deri në fund të sezonit! ✅”, shkruan njoftimi i Le Portel.
Me skuadrën e Le Portel, Edoni aktualisht ka mesatare prej 12.9 pikëve e 4.2 asistime për ndeshje.
Padyshim që Edoni mbetet lojtari më në formë nga shqiptarët në botë e AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se lojtari ka pasur oferta të shumta për të ndërruar skuadër, por që në fund ka vendosur për të mbetur tek ekipi francez. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.