Basketboll

Prishtina transferon Qëndrim Demin nga Drita

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina ka njoftuar sot edhe për një transferim vendor për skuadrën.

Faqja zyrtare e klubit bardhekaltër ka prezantuar lojtarin gjilanas, duke i uruar mirëseardhje.

Demi prej vitesh ishte pjesë e klubit të Dritës dhe ka luajtur edhe rolin e kapitenit të skuadrës e Prishtina për të do jetë përvojë shumë domethënëse.

Demi deri tani ishte pjesë e Dritës me të cilët u paraqit në Ligën e parë.

Në afatin kalimtar dimëror Prishtina ka paraqitur për regjistrim edhe Malcolm Armsteadin dhe Henrik Shirkon. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.