Basketboll

Prishtina ndan rrugët me Steven Davis

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina ende nuk e ka kompletuar skuadrën finale para pjesës finale të stinorit.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, prishtinasit kanë ndarë rrugët me amerikanin Steven Davis.

Lojtari në fjalë te Prishtina u paraqit në 12 ndeshje të Superligës së Kosovës me 11.8 pikë e 3.8 kërcime.

Pas këtij largimi te Prishtina pritet të zbarkojnë edhe 2 lojtarë të huaj, pozitat 2/3 dhe 5.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.