Basketboll

Hapje fantastike e xhiros, Prishtina dhe Peja luajnë sot në kryeqytet

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis të luhet xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës dhe që në start do të kemi super-derbi.

Prishtina dhe Peja do të masin forcat në Pallatin e Sporteve në kryeqytet, për të kërkuar fitoren që është shumë domethënëse për të dyja ekipet.

Momentalisht, prishtinasit janë në vendin e tretë me 13 fitore e gjashtë humbje, derisa pejanët kanë 14 fitore e pesë humbje, duke i ndarë vetëm një pikë mes tyre, e kjo do të bëjë edhe më interesante këtë përballje.

Në dy takimet e këtij edicioni, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës si mysafire. Pejanët triumfuan në Prishtinë 80:95, derisa kryeqytetasit në Pejë, 78:81.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1 e Klan Kosova.

 

 

Komentet janë të mbyllura.