Basketboll

Ndeshja e vetme e vikendit zhvillohet sot, pritet rivalitet i madh në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros 21 në Superligën e Kosovës te meshkujt.

Kjo xhiro përmbyllet pikërisht me sfidën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, derisa ndeshen Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1 e Klan Kosova.

 

Komentet janë të mbyllura.