Basketboll

Stone debuton nesër te Prishtina

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në mes të Prishtinës dhe Trepçës.

Për ekipin e Prishtinës nesër do të debutojë edhe transferi më i ri, Diamond Stone, ka mësuar AsistiOnline.com

Stone erdhi te Prishtina pas një super sezoni në basketbollin mongol me mesatare pikësh rreth 27, derisa prapa vetes ka përvojë në basketbollin e famshëm amerikan me LA Clippers dhe shumë skuadra nga NBA G League.

Shihni detaje për të në lajmin e mëposhtëm:

Super-ekskluzive: Prishtina arrin marrëveshje me ish NBA lojtarin, Diamond Stone

Komentet janë të mbyllura.