Basketboll

Trepça dhe Prizreni e mbyllin këtë xhiro në ”Minatori”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte mbyllet xhiro e 26-të e Superligës me një përballje tejet interesante.

Dueli i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit.

Mitrovicasit kanë siguruar vendin e parë me 23 fitore e vetëm dy humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e pestë me shtatë fitore e 18 humbje.

Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport2.

 

Komentet janë të mbyllura.