Basketboll

Arlind Konjuhi me shumë çmime e rekorde në SHBA, po kalon vitin e fundit dhe fantastik në shkollën e lartë

Prishtinë(AsistiOnline) – Talenti i jashtëzakonshëm i basketbollit me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arlind Konjuhi po e vazhdon edhe sivjet shkëlqimin e tij në shtetin me basketbollin më të zhvilluar në botë, një shtet ky i cili e furnizon tërë botën  me basketbollistë.

18 vjeçari që po kalon në vitin e fundit me shkollën e lartë dhe është një hap larg kolegjit, ka shkëlqyer edhe sivjet me mesatare impresionuese të pikëve prej 24 sosh, derisa ka edhe 3 asiste, 3.5 kërcime dhe 2.8 topa të vjedhur për ndeshje, por kjo nuk është e tëra…

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Skuadra e Arlindit, Cy Fair High School sivjet fitoi kampionatin në distriktin ku luan, kryesisht falë paraqitjeve të shkëlqyera të Konjuhit, derisa ai u shpall lojtari ofenziv më i mirë i vitit në Divizion. Ai si anëtar i Cy-Fair, është shpallur gjithashtu lojtari më i mirë ofenziv i distriktit 17-6A për sezonin 2023/24.

Me vetëm 18 vite mbi supe, Arlindi sivjet ka arritur edhe një rekord personal të pikëve, duke grumbulluar plotë 2054 pikë në karrierën e tij.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë basketboll, persona që luajnë futboll dhe teksti që thotë "ARLIND KONJUHI TABc ALL-REGION TEAM CY-FAIR 17-6A OFFENSIVE PLAYER OF THE YEAR 1ST TEAM ALL-DISTRICT 2054 CAREER POINTS SPALDING"

Gjitha këto janë suksese të mëdha dhe duket se Konjuhi ëshë në prag të fillimit të karrierës në një nga kolegjet e njohura amerikane, prej ku edhe do të katapultojë karrierën e tij në rangjet e larta të basketbollit amerikan, derisa të jetë e mundshme të draftohet për NBA.

Përkundër që është lindur, rritur dhe zhvilluar në SHBA, Konjuhi nuk ka hezituar të vije dhe ta përfaqësojë Kosovën në tri vitet e fundit, ku ka luajtur për gjeneratat e reja, derisa edhe sivjet ka marrë ftesë për të luajtur me U20 dhe pritet të jetë pjesë e ekipit kosovar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.