Basketboll

Gjysmëfinalja e parë mes Pejës dhe Yllit

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e Ligës Unike te meshkujt.

Përballja e parë luhet mes ekipit pejan dhe atij therandas, dy skuadra kosovare që edhe në Superligën e Kosovës po luftojnë për pozitën e dytë në tabelë.

Në përballjet direkte sivjet, Peja ka katër fitore ndaj Yllit e këta të fundit kanë vetëm një fitore ndaj ekipit pejan.

Ndeshja fillon nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në KSport / Sport.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.