Basketboll

Super ndeshje sonte në kryeqytet, Prishtina dhe Peja luajnë për vendin e parë në Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet një super-ndeshje basketbolli në kryeqytet.

Dy ekipet kosovare, Prishtina dhe Peja takohen në kuadër të Ligës Ballkanike, derisa fituesi e siguron vendin e parë për ”final four” të garës.

Në gjysmëfinale, vendi i parë luan me Lovcenin e Cetinjes nga Mali i Zi, derisa humbësi luan me nikoqirin e ”final four”-it, AEL-in e Qipros.

Ndeshja sonte fillon nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në RTK1.

Komentet janë të mbyllura.