Basketboll

Peja sonte me sfidë të vështirë ndaj AEL-it në gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Në këtë edicion të Ligës Ballkanike në ”Final Four” ka arritur edhe ekipi tjetër kosovar, Peja.

Klubi verdhezi sonte ndeshet në gjysmëfinale me organizatorin e këtij turneu, AEL-in nga Qipro.

Në dy duelet e stinorit të rregullt kishte triumfuar AEL-i fillimisht në Pejë 84-94 e pastaj edhe në Qipro 85-80.

Ndeshja e sontme nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në ora Artmotion dhe YouTube.

Peja stinorin e rregullt e kishte mbyllur si e treta me pesë fitore e tri humbje.

Komentet janë të mbyllura.