Basketboll

Prishtina në finale të Ligës Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është kualifikuar sot në finale të Ligës Ballkanike për stinorin 2023/24.

Ekipi kryeqytetas nga Kosova ka fituar thellë ndaj Lovqenit të Malit të Zi 89-69, për të kaluar kështu gjysmëfinalen.

Prishtina i fitoi pothuajse të gjitha periodat e ndeshjes (25-14, 22-17, 27-16), derisa çereku i tretë i takoi ekipit nga Cetinja (15-22), por pa arritur të lërë gjurmë në këtë takim.

Të gjithë lojtarët që u aktivizuan te Prishtina, shënuan pikë e më të dalluarit ishin, Donovan Smith me 14 pikë, Shaheed Davis me 12, Henrik Shirko me 11 dhe Donte Clark me 10 pikë.

Te Lovqeni, Andreja Stevanoviq e Nikola Paraqa kishin nga 11 pikë.

Me këtë fitore, Prishtina arrin finalen e Ligës Ballkanike e cila luhet të dielën derisa aty e pret fituesin e duelit të sontëm AEL – Peja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.