Basketboll

Sonte finalja e Ligës Ballkanike, Prishtina luan ndaj AEL-it në Qipro

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet finalja e madhe e Ligës Ballkanike mes ekipit kosovar të Prishtinës dhe AEL-it nga Qipro.

Skuadra e AEL-it është organizatore e këtij turneu dhe ka arritur në finale pas fitores ndaj ekipit tjetër kosovar të Pejës, gjersa Prishtina arriti këtu falë fitores ndaj Lovqenit nga Mali i Zi.

Finalja e sontme luhet nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në RTK1.

Ekipi prishtinas pritet të jetë i kompletuar para kësaj përballje vendimtare për trofeun e parë të sezonit.

 

Komentet janë të mbyllura.