Basketboll

Sonte në ASIST Moni Përteshi, njeriu që qëndron prapa sukseseve historike të Bashkimit

Adhurues të basketbollit sipas zakonit Kupat vijnë te vendi i Kupave dhe temë kryesore është titulli i kampioneve të Superligës së Kosovës në Basketboll për Femra.

Gjithë ajo që ndodhi në ndeshjen e tretë Finale ku vashat e Bashkimit kompletuan tripletën në përballje me rivalet e përhershme KBF Prishtina.

Sonte mysafirë special është njeriu i cili qëndron pas këtyre sukseseve dhe i cili punon në heshtje e shumë pak flet: @Rrahman Përteshi – Moni Përteshi.

ASISTI sjell të pathënat dhe padëgjuarat deri tash:

– Pse vendosi për basketbollin e femrave dhe kush e “shtyri” të bëhet kryetar?
– Sa është vështirë të menaxhohet një klub femëror?
– Kush është më i merituari për suksesin e dytë rresht të tripletës?
– A do të garoj Bashkimi vitin e ardhshëm në FIBA Europe Cup për femra?
– Cilat janë planet për të ardhmen?
– Cilët janë sponsorët që kanë premtuar ndihmë të madhe për edicionin e ardhshëm?

Këto dhe shumë më shumë në intervistën ekskluzive me kryetarin e KBF Bashkimit, Rrahman Përteshin-Monin.

Temë tjetër qendrore në ASIST 577: KB Prishtina kampione e Ligës Ballkanike Delasport Balkan Basketball League / BIBL

Për herë të tretë në histori prishtinasit triumfojnë dhe barazojnë rekordin e Balkan League për numrin më të madh të trofeve të cilin deri tash e mbante Levski i Sofjes.

Momentet e festës, të paparat e triumfit të Prishtinës në tokën aspak miqësoire të Qipros ku përkundër presioneve të mëdha klubi më i suksesshëm i gjitha kohëve i basketbollit kosovar fitoj trofeun e 40-të jubilar.

Natyrisht , ASISTI 577 sjell edhe analizën komplete të ndeshjeve të dyta çerekfinale të Play Offit:

KB Vëllaznimi – Sigal Prishtina dhe KB BashkimiK.B. Golden Eagle YLLI.

Nuk do të mungojnë as blloqet e dashura Shqiptarët në Botë dhe NBA kurse krejt në fund të ASISTIT 577 vjen ajka, Top Aksionet e Javës.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 577 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.