Basketboll

Sonte përballja e dytë, Prishtina e pret Trepçën në kryeqytet

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet përballja e dytë e serisë gjysmëfinale të play off-it mes Prishtinës dhe Trepçës.

Dy ekipet ndeshen mes vete në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport.

Ndeshjen e parë e kishte fituar ekipi mitrovicas me 6 pikë dallim (87-81) që tash ka marrë avantazhin e serisë 1-0 dhe është më i relaksuar paksa, derisa prishtinasit synojnë me çdo kusht fitoren për ta barazuar serinë.

Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për tu shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.

Në serinë tjetër gjysmëfinale Ylli i Therandës po avancon 2-0 me fitore ndaj Pejës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.