Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Peja e mposht Yllin dhe ngushton serinë gjysmëfinale – AsistiOnline
Basketboll

Peja e mposht Yllin dhe ngushton serinë gjysmëfinale

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar përballjen e tretë të serisë gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit.

Ekipi verdhezi ka triumfuar në Gjakovë ndaj atij të Yllit me rezultat final 98-86.

Tri periodat e para dhe vendimtare të kësaj ndeshje i takuat ekipit pejan (25-23, 27-21, 26-19), derisa atë të fundit e fitoi ekipi i Yllit (20-23), por që nuk luajti rol asgjë pasi pejanët e kontrolluan mirë ndeshjen.

Larry Thomas shkëlqeu te Peja sonte me plot 27 pikë, 9 asiste, 4 kërcime e 4 vjedhje topash, derisa u ndihmua edhe nga Justin Davis me 17 pikë, si dhe Jetmir Zeqiri e Kwame Vaughn me nga 14 sosh.

Te Ylli s’mjaftuan kursesi për fitore, i zakonshmi Alonzo Verge Jr me plot 32 pikë dhe Jan Palokaj që shtoi 19 sosh.

Momentalisht, seria gjysmëfinale mes këtyre dy ekipeve është 2-1 në favorin e Yllit dhe ndeshja e katërt zhvillohet në Therandë të mërkurën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.