Basketboll

ASISTI 579 sonte me Drilon Hajrizin dhe Gëzim Morinën

Adhurues të basketbollit , ky edicion ka hy në fazën më të nxehtë dhe interesante kur po luftohet për titull kampioni të Prince Caffe Superligës.

Trepça është finalistja e parë kurse Peja dhe Ylli po luftojnë për biletën finale ku therandasit po udhëheqin me 2:1 në seri por pejanët po luftojnë për të mbetur në lojë dhe kërkojnë finalen e dytë rresht dhe përballjen e sërishme me Trepçën.

A do të jetë finalja 2024 reprizë e finales 2022 kur u ndeshën Trepça dhe Golden Eagle Ylli apo reprizë e finales 2023 kur Peja dhe Trepça luftuan për titull, mbetet të shihet.    

Sonte në ASISTIN 578 gjitha këto do t’i diskutojmë me mysafirët shumë special, yjet vendore të skuadrave kosovare dhe reprezentuesit e Kosovës: Drilon Hajrizi i Trepçës dhe Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit.

Analiza komplete e ndeshjeve të dyta dhe të treta gjysmëfinale të Play Offit:

Peja – Golden Eagle Ylli dhe Trepça – Sigal Prishtina .

Dy dhurata speciale sonte nga asistuesi i juaj Agon Fehmiu.

E para, statistikat e serive dominuese të Prishtinës dhe Trepçës ndër vite , në përballjet direkte të El Clasicos. Sukseset e rivalëve të përhershëm në përballjet direkte dhe rekordet.

E dyta, rekordet e pikëve të shënuara në Play Off, së fundmi i vendosur me 52 pikë nga Alonzo Vegre jr. Por kush ishin tjerët që e mbanin para tij?

Sonte si zakonisht, yjet më të forta të basketbollit botëror vijnë në  NBA n’Asist dhe krejt në fund të ASISTIT 579 vjen ajka me Top Aksionet e Javës.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 579 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.