Ylli e nis stinorin e ri me fitore ndaj Borës
Golden Eagle Ylli e filloi me fitore edicionin e ri, duke mundur skuadrën debutuese Borën me shifrat 67:74 (27:13, 14:28, 12:13, 14:20).
Vendasit, që kishin ndeshjen e parë në elitë, e nisën ndeshjen shumë më mirë, dhe u shkëputën në 24:8, derisa çereku i parë përfundoi 27:13. Në periudhën e dytë therandasit u rikthyen fuqishëm dhe arritën të barazojnë shifrat në 41:41, sa përfundoi pjesa e parë.
Perioda e tretë ishte më e baraspeshuar, ku fituesi është vendosur në çastet e fundit. Mysafirët ishin më të vëmendshëm në momentet e fundit dhe arritën të fitojnë 67:74.
Te vendasit u dalluan Shamarkus Kennedy me 14 pikë e 11 kërcime, Dion Haxhosaj me 12 pikë e dhjetë kërcime dhe Ardit Pepaj me 15 pikë, kurse më i miri te mysafirët ishte Terrell Brown me 28 pikë e shtatë kërcime.
Komentet janë të mbyllura.