Interesimi për kryendeshjen e sontme i kaloi kufinjtë e Kosovës
Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i sontëm mes Trepçës dhe Bashkimit ka tërhequr një interesim të jashtëzakonshëm, duke kaluar kufijtë e Kosovës dhe mbledhur vëmendjen e mijëra shqiptarëve në diasporë.
Shumë mesazhe na kanë arritur dje dhe sot në AsistiOnline.com nga mërgimtarët e përkushtuar, të cilët kërkonin informacion për transmetimin e ndeshjes. Një nga këta tifozë na është lajmëruar madje drejtpërdrejt nga kufiri Serbi-Kroaci, rrugës për në Zvicër, duke treguar përkushtimin e madh që kanë për ekipet e tyre.
Në parketin e nxehtë të derbit, Trepça e dominoi plotësisht Bashkimin dhe e mposhti thellë, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale ekipit prizrenas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.