ASISTI 597 sonte me dy mysafirë dhe tema të ‘nxehta’
ASISTI 597 sonte rikthen aksionin e elitës së basketbollit kosovar.
Pas tri javë pushimi për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës në parakualifikimet për Botërorin 2027, vikendin që lamë pas u kthyen ndeshjet e Superligës.
Xhiro 10 solli ndeshje interesante dhe të bukura, derbin prizrenas Bashkimi – Proton Cable Prizreni , Trepça – Vëllaznimi dhe Peja – Bora kurse kryendeshja midis Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit e cila mbylli xhiron, përgatiti dramë të vërtet dhe vazhdime.
Gjitha këto i analizojmë në mënyrë të detajuar me mysafirët e kësaj jave:
Valentin Spaqi , ish basketbollist dhe fitues i shumë trofeve me Bashkimin, Mabetexin e Sigal Prishtinën dhe Altin Sahitin, ish basketbollist dhe përfaqësues i Kosovës në 3×3
Për më tepër, me mysafir prekim edhe temat e nxehta:
Pse ka rënien të kualitetit të basketbollit që po e luan Përfaqësuesja e Kosovës?
Sa po ndikon puna në klube?
Sa ndikon politika e lojtarëve të huaj në Superligë?
Sa po punojnë lojtarët vendor?
Si po punohet me të rinj dhe kushtet për punë me ta?
Çka duhet të përmirësohet urgjentisht nëse dëshirojmë ta zhvillojmë basketbollin tonë?
Këto dhe shumë më shumë me analiza pa dorëza me mysafirët në ASIST 597.
Natyrisht në pjesën e dytë vjen basketbolli femëror me përmbledhjen e Ligës Unike për femra dhe Superligën e Femrave ndërsa kthehet edhe blloku i dashur për gjithë ne , Shqiptarët në Botë. Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 597 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.